Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në një aport të brendshëm jo publik, deklaron se të paktën 10 fëmijë kanë ndërruar jetë “për shkak të” vaksinave kundër COVID-19, duke përmendur si shkak të mundshëm miokarditin, ose inflamacionin e zemrës. Raporti konfindecial është parë nga New York Times.
Departamenti i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore (HHS), që përfshin FDA-n, nuk iu përgjigj menjëherë kërkesës për koment.
Memorandumi, i shkruar nga drejtori kryesor mjekësor dhe shkencor i FDA, Vinay Prasad, nuk zbuloi moshat apo gjendjet shëndetësore të fëmijëve, as prodhuesit e vaksinave të përfshirë, tha New York Times.
Prasad u citua duke e quajtur këtë zbulim “një zbulesë thelbësore” dhe duke njoftuar planet për të forcuar mbikëqyrjen e vaksinave, përfshirë kërkesën për studime të rastësishme për të gjitha nën-grupet.
Rezultatet e këtij shqyrtimi të ri të FDA-së nuk janë publikuar në një revistë mjekësore të rishikuar nga kolegët, raportoi Times, duke shtuar se komiteti i vaksinave i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) do të mblidhet javën e ardhshme.
Prasad, një onkolog që ishte kritik i ashpër i mandateve amerikane për vaksina dhe maskave kundër COVID, riktheu rolin e tij si drejtues mjekësor dhe shkencor i FDA-së në shtator. Ai këshillon komisionerin e FDA dhe zyrtarë të tjerë të lartë mbi çështjet mjekësore dhe shkencore në zhvillim që ndikojnë në shkencën rregullatore dhe shëndetin publik.
Gjatë mandatit të parë të Trump, kur shpërtheu pandemia, dhe nën pasardhësin e tij Joe Biden, zyrtarët shëndetësorë amerikanë mbështetën fuqishëm vaksinat si shpëtuese jete.
Sekretari i Shëndetësisë, Robert F. Kennedy Jr., ka ndryshuar në mënyrë drastike politikat qeveritare mbi vaksinat COVID, duke i kufizuar ato vetëm për personat mbi 65 vjeç dhe për ata me sëmundje ekzistuese.
Kennedy, një kundërshtar i gjatë i vaksinave para se të merrte postin e lartë të shëndetësisë nën Presidentin Donald Trump, ka lidhur gjithashtu vaksinat me autizmin dhe ka tentuar të rishkruajë politikat kombëtare të imunizimit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



