Nga Gazeta ‘Si’- Sekretari amerikan i Shtetit të Shteteve të Bashkuara, Marco Rubio, uroi shqiptarët për 28 Nëntorin dhe theksoi partneritetin e fortë midis Tiranës dhe Uashingtonit.
Ai vuri në pah përkushtimin e përbashkët për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë, si dhe rolin e Shqipërisë në NATO, themeli i mbrojtjes së përbashkët.
Rubio përgëzoi investimet e Shqipërisë në sigurinë kolektive dhe bashkëpunimin me forcat shqiptare të rendit në luftën kundër grupeve kriminale transnacionale, trafikut të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre.
Ai përmendi gjithashtu bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë kibernetike dhe përparimet e rëndësishme të vendit në këtë fushë.
Në përvjetorin e pavarësisë, SHBA shpreh gatishmërinë për të zgjeruar më tej bashkëpunimin në siguri, ekonomi dhe miqësi të përhershme me Shqipërinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



