Politike

PD nis ‘rifreskimin’, Salianji tre orë takim me më të votuarit e primareve dhe listave të hapura

Nga Gazeta ‘Si’- Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka nisur lëvizjen brenda Partisë Demokratike. Pas takimeve me anëtarë në degë të ndryshme të PD, Salianji ka mbledhur këtë të enjte disa kandidatë për deputetë dhe emra të tjerë, të cilët në primare morën një rezultat të mirë.

Burime bëjnë me dije se në këtë takim është folur për mënyrën se si duhet të përmirësohet PD dhe për mundësinë e thirrjes së Këshillit Kombëtar për të diskutuar se si duhet të vijojë aksioni politik.

Po ashtu, bëhet me dije se ky takim nuk do të jetë i fundit, por të ngjashëm do të jenë periodikë edhe me më shumë emra në tryezë.

Ajo që vihet re është se pjesë e takimit janë ata që kanë mbetur jashtë Kuvendit dhe ata që nuk arritën që të kishin emrin e tyre në listën shumemërore për deputetë në 11 Maj.

Ndër ta, Ilir Alimehmeti më i votuari në Tiranë, Hysen Kadiu, Aulon Kalaja, Gent Cela, Qani Xhafa, Ted Kopliku, Xhemal Gjunkshi etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë