Politike

‘Nuk jemi në Call Center’/ Agron Shehaj futet live në Facebook, Peleshi e përjashton nga seanca

Nga Gazeta Si- Kreu i Partisë Mundësia, Agron Shehaj dhe zv.kryeministrja Belinda Balluku janë përfshirë në një debat të ashpër në seancën e sotme plenare.

Ndërsa Balluku ishte duke mbajtur fjalën e saj, ajo u ndërpre disa herë nga Shehaj, të cilit fillimisht iu hoq e drejta e fjalës gjatë gjithë seancës maratonë por Shehaj vijoi më tej, duke folur dhe duke u futur ‘live’ në Facebook.

Kjo gjë çoi në përjashtimin e tij nga seanca.

Ndërkohë Balluku iu drejtua Shehajt duke i thënë se nuk bëhet dot politikan me Facebook.

Peleshi iu drejtua disa herë Shehajt, duke i thënë se po prishte seancën.

“Po pengoni kolegët të flasin, keni marrë dy masa. Nëse thyeni rregulloren, unë jam i detyruar ta zbatoj rregulloren. Do të hiqet fjala për ditën e sotme. Të hiqet e drejta e fjalës për ditën e sotme”, tha Peleshi.

Në këtë moment Shehaj u fut live në rrjetet sociale.

“Agron nuk bëhet politikan me selfie, do të ngelesh pronari i call center, që nuk paguan dot sigurimet shoqërore dhe i mban vajzat dhe djemtë me rrogë më pak se minimalja, nuk bëhesh politikan me Facebook, nuk jemi në call center këtu”, tha Balluku.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë