Politike

Rama flet për buxhetin:’Paqja Fiskale’ lehtëson sipërmarrjen. Skema e TVSH-së për fermerët do të nxisë bujqësinë

Nga Gazeta ‘SI’ – Nga foltorja e Kuvendit, kryeministri Edi Rama foli për Paqen Fiskale dhe kundërshtimin e vazhdueshëm nga opozita.

Rama tha se falja “e madhe” do t’i ndihmojë bizneset vendase të mbyllin problemet e vjetra dhe do t’i lehtësojë ato nga barra e kostove administrative.

“U fol këtu për një falje të madhe, është e vërtetë, është një falje e madhe përmes paqen fiskale do ‘i bëhet të gjithë sipërmarrjes, duke i dhënë mundësinë të mbyllë çështjet e vjetra, duke ushqyer besimin dhe bashkëpunimin, dhe duke lehtësuar marrëdhëniet dhe kostot administrative të sipërmarrjeve. Prandaj i ftoj të gjitha sipërmarrjet të lexojnë paketën fiskale dhe t’i referohen faljes që do të bëhet në 4 forma, fshirje e plotë të detyrimet të papaguara për më shumë së 10 vite, fshirje e 50% të detyrimet për 5-10 nëse pjesa e mbetur paguhet menjëherë, fshirje 25% e detyrimeve 5-10 nëse pjesa e mbetur paguhet me këste brenda vitit, dhe fshirje e gjobave dhe kamatëvonesave 1-5 vite me kusht që të paguhet e tatimi dhe kontributi i asaj periudhe. Të gjitha me fshirjen e gjobave dhe kamatëvonesave. Gjithashtu do të kenë mundësinë të korrigjojnë deklarimet e mëparshme në pasqyrat financiare. Sipërmarrja mund të angazhohet të rritë me 18% fitimin e tatueshëm ne krahasim më vitin e kaluar, dhe ky fitim do të taksohet vetëm 5%. Kjo është një marrëveshje re, kuptimplotë dhe transparente”, sqaroi kryeministri.

Ai u ndal dhe tek skema e re e kompensimit të fermerëve, duke e konsideruar si shtysë për ringjalljen e bujqësisë.

“Skema e re e komspensimit për feremrët që nuk janë subjekt i TVSH. Me këtë kompensim të TVS, drejtpërdrejt nga administrata tatimore, besoj se do t’i japim një shtytje domethënëse përpara edhe sektorit të bujqësisë duke i mbështetur drejtpërdrejt fermerët dhe norma e ribursimit është më konkurruesja në rajon dhe vendoset mbi nivelet 5 dhe 8 % të vendeve të tjera, duke qenë në nivelin 10%”, tha Rama duke rikujtuar se një pjesë e madhe e buxhetit fokusohet dhe tek mbrojtja dhe rendi.

Para se të linte sallën, Rama tha se PS-ja është e vetmja që ka ngritur flamurin e pavarësisë për pushtetin e së drejtës në Shqipërisë dhe e mbylli me një sulm ndaj liderit demokrat, Sali Berisha.

“Shqipëria për herë të parë në histori lufton me korrupsionin, heton pa dallim, ka vendosur në të njëjtin nivel në buxhetin legjislativ edhe flamurin e pavarësisë së pushtetit të drejtësisë është merita ekskluzive e PS, por botërisht dihet se PS është edhe garantja ekskluzive e asaj pavarësie. Parafytyroni vetëm për një moment se si do ta përplasnin për mirë drejtësinë e pavarur ata që për momentin dhe një kohë të gjatë do të vazhdojnë të përplasin vetëm veten” përfundoi kreu i qeverisë, Edi Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë