Futboll

Futbolli italian në rrezik prej racizmit

Nisur nga ajo ngjarje e turpshme gjatë ndeshjes Inter-Napoli, në Itali ka nisur një diskutim shumë i fortë për racizmin. Mbrojtësi kryesor i Napolit, Kulibali përgjatë 80 minutave është ofenduar nga koret raciste të tifozëve të Inter. Mbrojtësi francez me origjinë afrikane për 80 minuta rresht i duroi koret, por në një moment nuk duroi dot më dhe ironizoi me arbitrin i cili nuk ia kurseu kartonin e kuq.

https://www.youtube.com/watch?v=BstFMO0DUKc
Momenti i ndëshkimit të Kulibali me karton të kuq

Por kjo ndodhi dhe ky moment ka hapur një valë të madhe polemikash në futbollin italian, duk e cilësuar racizmin si një nga problemet më të mëdha të këtij vendi. I pari që u shpreh menjëherë pas ndeshjes, ishte trajneri i Napolit, Karlo Ançeloti.

Karlo Anceloti

Trajneri i Napolit u shpreh i irrituar me atë që ndodhi gjatë ndeshjes dhe se ishte një turp për futbollin italian. Ai tha para medieve se kishte kërkuar disa herë që të ndërpritej ndeshja për shkak të koreve, por kjo gjë nuk u aprovua nga arbritrat.

“Kërkova informacione për koret kundër Kulibali te arbritrat, por nuk hasa ndonjë reagim. Ishte një reagim që nuk duhet të ndodhte nga ana e tij, por në kushtet që ai u gjend është edhe e kuptueshme. Herën tjetër nëse ndeshja nuk do të ndërpritet, ne do e ndalojmë vetë.”- tha Ançeloti.

Luciano Spaleti

Por edhe trajneri i Interit, Luçiano Spaleti e ka dënuar këtë akt të tifozëve, duke thënë se është një veprim që nuk e nderon një tifozeri si ajo e zikaltër. Edhe lojtarët e Inter dhe të Napolit janë solidarizuar me Kulibalin, duke i përcjellë atij mesazhe përmes rrjeteve sociale.

Agjenti Mino Raiola

Agjenti i mirënjohur i futbollistëve, Minao Rajola e ka cilësuar ngjarjen në ndeshjen Inter-Napoli, si sëmundjen më të rëndë të futbollit italian. “Racizmi është demonstrimi më i lartë i injorancës, por ne duhet ta luftojmë çdo ditë akoma dhe më fortë. Ky është një problem i të gjithëve, atyre që e luajnë futbollin dhe atyre që e ndjekin. Nëse Italia nuk e lufton racizmin në stadiume, futbolli është në rrezik të madh. Është një fenomen që mund ta dëmtojë seriozisht futbollin tonë.”- ka thënë agjenti Mino Rajola.

Vetë futbollisti ka reaguar në rrjetet sociale, duke u shprehur krenar për origjinën dhe ngjyrën e lëkurës së tij.

https://www.instagram.com/p/Br3hthUF9uL/?utm_source=ig_web_copy_link
Postimi i Kulibali në Instagram

Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë