Nga Gazeta ‘Si’- Berisha drejtuar qytetarëve ka folur gjithashtu dhe për mjekimet e pacientëve në Spitalin e Onkologjikut.
Sipas Berishës, Rama ka justifikuar problemin me furnizimin e barnave për pacientët me kancer duke thënë se mungesa e ilaçeve erdhi pasi pacientët ishin shumë.
Ai akuzoi Ramën se ka përdorur paratë e pacientëve të sëmurë me kancer për të bërë udhëtime të shtrenjta me avion privat e për mallra luksi.
“Zgjedhja ishte të votohej në përmbysje të Kushtetutës se ajo nuk mund të bënte interpelancë. Dy ditë më vonë, Rama me cinizmin më ekstrem, që do t’ia kishte lakmi çdo njeri pa shpirt dhe cdo diktator u thotë shqiptarëve se të sëmurët me kancer mbetën pa mjekime se ata ishin shumë dhe ne nuk kishim para. A ka krim më të shëmtuar se ky?
Sigurisht që para kishte, por jo aq sa kërkoni ata. Ju garantoj unë dhe 10 herë më shumë. Mungesa e atyre ilaçeve përben krim. Paratë i përdori Rama për t’i depozituar në bankat offshore. Paratë i rrëmben për t’i transportuar me aeroplanin e tij, i përdor për të udhëtuar me avion taxi 22 milionë euro, për kopshtin e Edenit për të kënaqur sytë e tij. Paratë i përdor për të blerë vetura super luksoze, shishe vere 34 mijë euro. Për të sëmurët nuk mbeten para, por dënimi i asaj sëmundje”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



