Politike

Gara për Avokatin e Popullit/ Komisioni i Ligjeve jep dakordësinë për 26 kandidatët

Nga Gazeta ‘Si’- Komisioni i Ligjeve iu ka dhënë “OK të gjitha 26 kandidatëve për Avokatin e Popullit. Tashmë “topi” është në duart e Grupeve Parlamentare për të mbështeut me firmë kandidatët në listë.

Që kandidatët të kalojnë për votim në Kuvend, duhet që së pari të sigurojnë 28 firma deputetësh. 

Partia Demokratike ka firmosur për disa kandidatë që vijnë nga radhët e saj, pasi një deputet është lejuar që të mbështesë më shumë se një kandidat, ndërkohë që nga PS, asnjë deputet, ende s’ka firmosur.

Më herët, Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla iu bëri thirrje grupeve të tjera që të ulen dhe t’i japin fund ngërçit prej tre vitesh dhe të zgjedhin zëvendësuesin e Erinda Ballancës.

26 Kandidatët

1. Adriana Kalaja

2. Aranita Brahaj

3. Anton Kosteri

4. Anton Lleshaj

5. Besim Ndregjoni

6. Dardan Mustafaj

7. Endri Papajorgji

8. Endrit Shabani

9. Fatjona Male

10. Genta Tafa

11. Gerti Shella

12. Gëzim Allaraj

13. Ismail Tafani

14. Jola Hysaj

15. Juliana Hoxha

16. Laureta Roshi

17. Lulzim Hamitaj

18. Mirela Biba

19. Myrteza Myftari

20. Robert Gajda

21. Saimir Vishaj

22. Shkëlqim Sulo

23. Suela Koçibellinj

24. Tartar Bazaj

25. Valentina Teodoresku

26. Skënder Haluci


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë