Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, pas mbledhjes së Konferencës së Kryetarëve komentoi protestën e sotme të Partisë Demokratike.
Sipas tij, sa herë që Sali Berisha thirret në SPAK, PD-ja bën protesta.
“Shqiptarët e dinë që nga viti 1998, kur Kuvendi i hiqte imunitetin Sali Berishës, janë thirrur protesta. Kur i hiqej viza amerikane, PD digjte mandatet. Në 2023, prapë protesta. Edhe sot, kur zotëria thirret si person që ka dijeni.
Edhe sot kur zotëria thirret si person që ka dijeni, të gjithë jemi thirrur në Prokurori për çështje që jemi në dijeni, ka edhe kolegë të mi që shkojnë për çështje që janë nën hetim ose akuzë, kurse këta dashnorët e drejtësisë së re kur bie fjala për kërkesa ndaj kundërshtarëve këta ta marrin dhe ta tundin kërkesën në sy thonë ky është filani, pse s’ka ardhur.
Po ky filani që sot ka thirrur protestë, proteston kur të thirr ty drejtësia dhe kërkon protesta kundër atij që e ka thirrur drejtësia. Është hipokrizi, dihet fati i këtyre në zgjedhjet e radhës, vazhdon thellon diferencën e humbjeve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



