Futboll

Kush e fiton Premier Ligën sivjet? Ja analiza e BBC

Jurgen Klop, Pep Guardiola dhe Mauricio Poketino, tre trajnerë të huaj që dominojnë në kampionatin anglez. Nuk është më një çudi tashmë që futbolli anglez të dominohet nga lojtarët dhe trajnerët e huaj. Këtë sezon dueli për titullin kampion në Premier League është mes Jurgen Klop, Muaricio Poketino dhe Pep Guardiolës. Sipas gjigandit britanik BBC, të tre këta trajnerë me ekipet e tyre, Liverpulin, Sitin dhe Totenhamin po dominojnë por në mënyra të ndryshme dhe janë pretendentët kryesorë për të fituar trofeun.

Jurgen Klop me Liverpulin e tij është në krye të tabelës deri në këto momente, duke u kuotuar si pretendenti kryesor për të fituar titullin kampion. Në 19 javë kampionat, Liverpuli nuk ka pësuar ende humbjen e parë, me tre barazime dhe 16 fitore, duke arritur të grumbullojë 51 pikë. “Të Kuqtë” janë gati që të marrin trofeun e Premier League në shtëpi pas më shumë se 28 vite. Me një futboll total, agresiv dhe sulmues për gjatë gjithë kohës, Liverpuli në të gjitha ndeshjet e deritanishme në kampionat i ka dominuar kundërshtarët. Një arritje e madhe kjo për këtë ekip që vetëm 3 vite më parë luftonte për një vend në Champions, duke e parë me “dylbi” kreun. I gjithë ky sukses ka ardhur vetëm në sajë të një njeriu të quajtur, Jurgen Klop.

Por sfida e madhe për të çuar titullin e kamponit anglez në Liverpul pas 28 vitesh nuk do të jetë aq e lehtë për Jurgen Klop. Tekniku gjerman fillimisht do duhet të mposht kampionët në fuqi të Mançester Sitit, që në pankinë kanë një strateg si Pep Guardiola. Me disa luhatje në ndeshjet e fundit, por Mançester Siti është sërish aty, duke rivalizuar për të mbrojtur titullin kampion. Tek “qytetarët” synimi kryesor këtë sezon është triumfi në Ligën e Kampionëve, por kjo nuk do të thotë se do t’i lihet rruga e lirë Liverpulit në luftën për titullin kampion. Me lojtarë super të shtrenjtë dhe çdo pozicion të dubluar, Siti tenton edhe këtë vit që të dominojë kundërshtarët, por duket sikur ka humbur pak nga ajo “magji” e sezonit të shkuar.

Por edhe nëse Siti do të hap krahun në luftën për titullin kampion, kjo nuk do të thotë se Liverpuli do e ketë të lehtë luftën për titullin kampion. Kjo për arsyen e thjeshtë se tashmë në vendin e dytë të Premier League është një ekip si Totenham. Spurs kanë gati 8 vite që janë në “top 5” të kampionatit anglez, madje për dy sezone rresht u shpallën nënkampion, duke i shkuar shumë afër trofeut të lavdishëm. Çelësi i suksesit të këtij ekipi që ndryshe nga “bigët” e tjerë anglez nuk bën shpenzime të mëdha quhet, Mauricio Poketino. Tekniku argjentinas kanë një stil të veçantë që i kthen ekipet e tij fituese. Më herët me Valencian dhe tashmë me Totenhamin, Poketino pikën e tij të fortë ka krijimin e një grupi kompakt dhe shumë agresiv. Përgatitja e lartë fizike dhe dëshira e madhe janë dy pikat më të forta të këtij Totenhami, që me shumë fati kaloi edhe në fazën play of të Ligës së Kampionëve.

Me Çelësin e Sarrit të distancuar nga kreu, dueli për titullin e Premier League premton të jetë mes këtyre tre trajnerëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë