Politike

Buxheti 2026, Rama: Rimbursim për barnat e kancerit. Do të ngrejmë institut për tumoret

Nga Gazeta ‘SI’ – Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se qeveria ka planifikuar ngritjen e një instituti kombëtar për tumoret dhe fonde për rimbursimin e barnave kundër kancerit.

Ai shtoi se ky projekt do të udhëhiqet nga ministrja e Shëndetësisë, të cilën e cilësoi si “një nga personalitetet më të mira të shëndetësisë në botë”, ndërsa bëri me dije se Shqipëria po bashkëpunon me Spitalin Onkologjik të Izraelit, i teti më i mirë në botë. “Do të transformojmë QSUT-në në një qendër referimi për shërbimin shëndetësor kombëtar”, shtoi Rama.

“Jo vetëm në Shqipëri por në të gjithë botën, kanceri ka filluar të bëhet si grip. Rastet po bëhen më të shpeshta dhe realisht nuk ka javë që të mos marr një mesazh nga dikush që papritur në shtëpi i shfaqet në trupin e një të afërmi kanceri. Atë që ndodhi para ca kohësh, ndiqni edhe përpjekjet e ulta që bëhen për të shfrytëzuar kancerin për politike. Përtej të gjitha përmirësimeve kemi një problem real. Sot është koha kur nuk mundet më ta shtymë për shkak të vështirësive. Problemi i mbulimit me barna të rimbursushme të pacientëve që kanë kancerin. Janë barna që kushtojnë, por njësoj siç ndodh një familje kur largqoftë bie kjo sëmundje, unë di diçka nga jeta ime personale. Të gjithë nuk kanë më mendjen askund tjetër por te detyrimi ti bëjmë hysmetin në luftën me vdekjen që hyn në shtëpi. Prandaj për herë të parë kemi përcaktuar buxhet të veçantë për të sëmurët me kancer. Mund të duket si fantazi, por shumë gjëra kanë ndodhur të jenë realitet. Kemi vendosur që në Shqipëri të ngreme institutin kombëtar për tumoret. Është një nivel ekselence për studimet. Kemi mundësinë që këtë projekt ta udhëheq ministrja e Shëndetësisë”-u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë foli dhe për pensionistët, duke treguar se shpërndarja e bonusit do të bëhet para festave, ndërsa nga janari 2026 do të nisë një rritje progresive e pensioneve.

“Pensioni i plotë urban do të bëhet 40 mijë lekë, ndërsa ai rural do të shkojë në 18 mijë lekë. Pensionet do të rriten çdo muaj dhe çdo vit, dhe do të indeksohen rregullisht”, u shpreh kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë