Politike

Rama: Më 17 nëntor hapet grupkapitulli i fundit i negociatave

Nga Gazeta ‘Si’- Shqipëria do të çelë më 17 nëntor grupkapitullin e fundit në lidhje me procesin e negociatave.

Bëhet fjalë për pesë kapituj në Klasterin 5, “Bujqësia Kohezioni dhe Burimet”.

Kryeministri Edi Rama reagoi duke e konsideruar rekord absolut dhe një arritje që për Shqipërinë sipas tij ishte e pamendueshme.

Paraditen e sotme, Rama priti në takim ambasadorët e Bashkimi Europian. Ai bëri me dije se biseda është përqëndruar lidhur me Progresin e BE-së për Shqipërinë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë