Politike

Ish-deputeti Xhemal Qefalia emërohet zv/ministër i Brendshëm

Gazeta Si – Ish-deputeti socialist Xhemal Qefalia, i cili nuk arriti të zgjidhej deputet në Tiranë pas garës në listat e hapura, është emëruar zv/ministër i Brendshëm.

Burime bëjnë me dije se Këshilli i Ministrave ka miratuar propozimin e bërë nga ministrja e Brendshme, Albana Koçiu për emërimin e Qefalisë si zëvendës ministër i Brendshëm.

Qefalia priste që të rikthehej në Kuvend për të zëvendësuar Ogerta Manastirliun, e cila do të kandidonte për Bashkinë e Tiranës, por vendimi i Gjykatës Kushtetueses që riktheu Erion Veliajn në detyrë i prishi planet ish-deputetit.

Ky emërim vjen një ditë pas atentatit mafioz të ditës së djeshme në Rinas me 1 të vrarë dhe një të plagosur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë