Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha, teksa komentoi atentatin mafioz në Rinas ditën e djeshme u shpreh se do kërkojë dorëheqjen e ministrit të Mbrojtjes Pirro Vengu dhe ministres së Brendshme Albana Koçiu.
Ai tha se mënyra se si Koçiu sillet dhe reagon, e bën sipas tij përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin.
“Natyrisht do kërkojmë edhe dorëheqjen e menjëhershme të kësaj ministreshës, e cila është me probleme madhore, dhe ne do kërkojmë largimin e saj.
Natyrisht s’kam prova që kjo është e përfshirë në skenarin e ekzekutimit të Danit në vendin më të sigurt, se aty janë profesionistë të tjerë që hyjnë në ato organizime. Por mënyra se si reagon kjo dhe si sillet, e bën përgjegjëse për të gjithë këto dështime që ndodhin”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



