Nga Gazeta ‘Si’- Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu hodhi poshtë pretendimet e kreut të PD se “kryeministri Edi Rama i ka kërkuar dorëheqjen”.
I pyetur nga gazetarët në lidhje me këtë deklaratë të Sali Berishës, Vengu e mohoi kategorikisht një kërkesë të tillë, duke e cilësuar pretendimin si “delir politik”.
Ai tha se një gjë e tillë nuk është fare e vërtetë dhe shtoi se i merr si kërcënime të Berishës.
“I marr më shumë si kërcënime të zotit Berisha. Ai nuk ka frikë nga ushtrimi i pozitës së drejtuesit të opozitës për të ushtruar trysni nga më të ndryshmet, sidomos ndaj një dikasteri si ky i sigurisë kombëtare, siç është Ministria e Mbrojtjes. Nuk janë të vërteta fare këto gjëra. Deliret e kësaj natyre nuk më shqetësojnë,” tha Vengu.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



