Nga Gazeta ‘Si’- Mbrojtja, industria dhe emigrantët, janë tre çështjet kryesore në tryezën e samitit Itali-Shqipëri, që zhvillohet nesër(13 nëntor) ku për herë të parë në Romë do të bëhen bashkë qeverita shqiptare dhe ajo italiane.
Mediet taliane kanë zbuluar detaje nga Samiti i Romës, që vjen në një moment të rëndësishëm të procesit të integrimit.
Në sektorin e mbrojtjes, mediat italiane shkruajnë se Italia do të ofrojë pajisje dhe teknologji, dhe infrastruktura detare do të vendoset në Shqipëri për ndërtimin dhe mirëmbajtjen e anijeve.
Në sektorin e energjisë, po punohet për zgjerimin e bashkëpunimit bazuar në marrëveshjen trepalëshe midis Italisë, Emirateve të Bashkuara Arabe dhe Shqipërisë të nënshkruar në Abu Dhabi më 15 janar 2025, e cila parashikon prodhimin e energjisë së rinovueshme në Shqipëri dhe një ndërlidhje nëndetëse për energjinë e rinovueshme që lidh Italinë dhe Shqipërinë”.
Duke iu drejtuar migracionit, mediat shkruajnë se “do të krijohet një grup i përbashkët pune për të thelluar bashkëpunimin në luftën kundër imigracionit të parregullt dhe për të forcuar aftësitë e patrullimit detar të Shqipërisë”.
Në fokus të takimit dypalësh, thuhet se do të jenë edhe shumë fusha të tjera, përfshirë dhe kujdesin shëndetësor, zhvillimin ekonomik dhe infrastrukturor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



