Politike

Deklarata për Gonzaton/ Berisha përjashtohet për 10 ditë nga Kuvendi

Nga Gazeta ‘Si’- Sekretariati i Etikës u mblodh për të shqyrtuar kërkesën e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, i cili kërkoi përjashtimin e Berishës nga Kuvendi, pas deklaratave të tij në Parlament për ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato.

Mësohet se Sekretariati i Etikës vendosi të përjashtojë kreun e PD-së, Sali Berisha me 10 ditë nga Kuvendi.

Kujtojmë se kërkesa e  socialistëve për përjashtimin e Berishës nga Kuvendi erdhi pas kritikave që Sali Berisha drejtoi ndaj ambasadorit të BE-së, Silvio Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore, ku e akuzoi diplomatin se “po imponon bindjet e tij personale” në debatin parlamentar.

Në Kuvend, Sali Berisha kritikoi ambasadorin e BE-së, Silvio Gonzato, në lidhje me projektligjin për barazinë gjinore.

Përfaqësues të mazhorancës argumentuan se deklaratat publike të tij ishin fyese, denigruese dhe diskriminuese ndaj diplomatit evropian, duke cenuar jo vetëm dinjitetin personal të tij, por edhe imazhin e institucionit të Kuvendit.

Ekspertë të shquar, kanë pohuar se nga 10 direktiva të BE në asnjërën prej tyre nuk flitet për përkatësi të shumëfishtë gjinore, për gjini me diversitet të gjerë. Një gazetar më tha se ambasadori Gonzato ka kërkuar votimin e ligjit, i kërkoi të nderuarit ambasador të nxjerrë cilat direktiva të BE e kërkon një gjë të tillë.

Cila direktivë t’u thotë shqiptarëve se direktivat aty, sepse ky ligj nuk ekziston në 21 vende anëtare të BE sepse ky ligj është hedhur poshtë nga Gjykata Kushtetuese franceze në vitin 2016, se u mohon prindërve të drejtën e edukimit.

Ky ligj de fakto në shoqërinë post marksiste, godet familjen. Çfarë ka bërë ky grup sororianësh që ka pushtuar shtetin shqiptar. Edhe ajo që erdhi e rritur e pasuruar pasurisht me fondet e Soros dhe tani këtë ligj kërkojnë ta votojnë në 2 të natës. E Kanë vendosur në pikën 17 të rendit të ditës. Këtë ligj i cili defakto përmbys kodin e familjes”, tha Berisha në Kuvend.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë