Nga Gazeta ‘Si’- Partia Demokratike ka mbledhur grupin parlamentar këtë të hënë.
Në fokus është Kuvendi ku demokratët theksojnë se seanca e fundit u ndërpre “sipas oreksit politik” të mazhorancës dhe e akuzon atë për ndërprerje të diskutimeve të deputetëve të opozitës.
Kreu i PD-së, Sali Berisha tha se sipas tij mazhoranca do që të shtypë me të gjitha potencialet opozitën dhe opozitarizmin.
“Ne jemi dëshmitarë që me seancën e fundit u bënë dhjetë seanca parlamentare në të cilat qeveria në nëntë prej tyre i mohoi opozitës çdo debat për çdo çështje që erdhi në parlament duke filluar nga programi i qeverisë, miratimi i Këshilli të Ministrave, duke përfunduar te miratimi i buxhetit dhe çdo gjë tjetër”, tha Berisha.
Berisha theksoi se deputetët do të diskutojnë në këtë mbledhje përgjigjen që do të japin si forcë politike.
Ai shtoi se nuk do bëhen vegla të tyre, ndërsa Ballën e quajti si njeriun më të keqpërdorur.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



