Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas fitores së Partisë Socialiste në zgjedhjet e pjesshme në pesë bashki në vend.
Sipas tij pjesëmarrja e ulët ishte si rezultat i disa faktorëve.
“5 bashki, 5 fitore dhe 5 arsye më shumë për t’i falenderuar qytetarët për besimin e tyre, pavarësisht dobësisë ekstreme të opozitës, motit me shi të ditës se djeshme, apo vetë natyrës së zgjedhjeve të pjesshme, të cilat nuk e stimulojnë pjesëmarrjen”, tha Rama.
Një urim e kishte edhe për kryetarët e rij të bashkive, sidomos për atë të Beratit me rezultatin e arritur.
“Urime kryebashkiakëve të rinj, nga Bruna, gruaja e parë që do të drejtojë bashkinë e Vlorës; Ervini i dytë i Beratit, i cili me mbi 83% të votave dhe 13 049 vota nga 15 454 të PS në 11 maj për bashkinë Berat, ka arritur një rezultat mbresëlënës; Florenci në Cërrik, Gramosi në Tepelenë dhe Altini në Mat, që të tre me rezultate kuptimplota, të cilat janë një themel i fortë i punës që do të pasojë në shërbim të atyre komuniteteve”, shkruan Rama.
Zgjedhjet e pjesshme lokale u zhvilluan të dielën, më 9 nëntor, në pesë bashki të vendit (Vlorë, Berat, Cërrik, Mat dhe Tepelenë) me një pjesëmarrje të ulët prej 18.45% nga mbi 334 mijë votues me të drejtë vote.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



