Nga Gazeta ‘Si’- Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka nisur sot bojkotin e përkohshëm të punimeve në Kuvend, duke refuzuar pjesëmarrjen në mbledhjet e komisioneve parlamentare.
Vendimi është marrë dje, ndërsa në një mesazh të dërguar deputetëve, kreu i grupit parlamentar, Gazment Bardhi, ka urdhëruar që asnjë deputet demokrat të mos marrë pjesë në komisione deri në një vendim të ri.
“Të hënën, datë 10 nëntor 2025, në mbledhjen e Grupit Parlamentar, ora 12:30, nuk duhet të mungojë askush. Derisa grupi të vendosë, asnjë deputet nuk merr pjesë në mbledhjet e Komisioneve Parlamentare. Ky është një reagim i përkohshëm i grupit parlamentar, derisa të merret vendimi final”, thuhet në mesazhin e Bardhit.
Bojkoti pritet të zgjasë deri në përcaktimin e një qëndrimi përfundimtar nga grupi demokrat, që do të mblidhet sot për të diskutuar hapat e mëtejshëm në raport me Kuvendin dhe qeverinë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



