Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i Partisë Demokratike komentoi edhe faturën që PD pagoi për Chris LaCivita, për organizimin e fushatës elektorale të 11 majit.
I pyetur nëse ja vlejti shuma prej 1.6 mln dollarësh që PD të humbte, Sali Berisha u shpreh se kjo shumë është shumë herë më e vogël sesa aludoi Edi Rama.
Sipas Berishës, fushata që bëri ekipi i LaCivita ishte nga më të mirat që nuk ishte parë ndonjëherë në Shqipëri.
“Ia vlejti shumë, ia vlejti 100 herë. Ju mësuat se shifra e paguar ishte 14 herë me e vogël nga ajo që shpalli Rama dhe makineria e tij. Ai tha shifrat 20 milione etj. Shqiptarët e panë se kjo shifër ishte jo 10, por 15 herë me e ulët. Pra tullumbacja e skandalit të tyre dhe atyre u ngeli mashtrimi në dorë.
Ekipi LaCivita ishte ekipi më i mirë i botës, me eksperiencën më të jashtëzakonshme, por dhe bëri më të mirën e mundshme. Dha një ndihmë të çmuar, organizoi një fushatë që shqiptarët nuk e kishin parë kurrë më parë. Por ekipi nuk ishte përgjegjës për diktaturën autoritare të vendosur nga Edi Rama”, tha ai.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



