“Në parim, virusi H5N1 ka gjithçka që duhet për të shkaktuar një pandemi”, thotë virologu Klaus Stohr në një raport.
Një numër gjithnjë e në rritje i fermave të shpendëve në Gjermani po preken nga gripi i shpendëve. Që nga fillimi i shtatorit, Instituti Friedrich Loeffler ka regjistruar rreth 31 shpërthime të virusit në blegtori dhe 131 raste të gripit të shpendëve te shpendët e egër.
Këtë vjeshtë, Instituti Friedrich Loeffler raportoi se kjo po ndodh jashtëzakonisht herët dhe me shpejtësi. Më shumë se 500,000 pula, rosa, pata dhe gjela deti janë asgjwsuar tashmë.
Sipas institutit, gripi i shpendëve është një sëmundje infektive shumë ngjitëse dhe me shpejtësi fatale tek shumë lloje zogjsh dhe shpendësh. Në të ardhmen e afërt, duhet të pritet një përhapje në shkallë të gjerë për shkak të aktivitetit emigrator, tha instituti në një njoftim për shtyp. Ai e kategorizoi rrezikun si “të lartë”.
Sa i rrezikshëm është gripi i shpendëve?
Stohr, kreu i hershëm i programit të gripit të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, paralajmëron për një pandemi tjetër.
Ai theksoi se rreziku i infeksionit për njerëzit deri më tani ka qenë jashtëzakonisht i ulët.
“Kushdo që has kafshë të ngordhura, për shembull, kur është duke ecur, nuk duhet t’i prekë ato, të mbajë distancë, ta mbajë qenin larg dhe të informojë zyrën përkatëse veterinare”, këshilloi Stohr.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



