Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama në Forumin e Paqes në Paris, tha se Europa nuk po zgjohet dhe nënvizoi mungesën e një vizioni të qartë të BE-së për zgjidhjen e konflikteve.
“BE ende nuk ka një plan për paqen”, deklaroi Rama, dhe paralajmëroi se mungesa e këtij plani e bën kontinentin më të dobët në skenën ndërkombëtare. “Ndihem i shqetësuar për diplomacinë dhe planifikimin për paqen”.
Duke folur për konfliktet aktuale, Rama u shpreh diplomacia është diçka që bëhet përditë.
“Që Putini do luftë është e qartë çdo ditë”, tha ai dhe nënvizoi nevojën që Evropa të ketë autonominë e vet të paktën në politikën e jashtme.
Mandej ai i bëri thirrje Evropës të mos frikësohet dhe të veprojë.
“Bëje luftën, por duhet të mendohet për paqen”, tha Rama.
Në fjalimin e tij, Rama bëri thirrje për reflektim.
“Ne në këtë pjesë të botës, duhet të bëjmë një dush përulësie”, deklaroi ai. Sipas Ramës, projekti i Bashkimit Euroopian është i shkëlqyer.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



