Politike

PD dorëzon raportin/ Të enjten votohet në Kuvend nisma për shkarkimin e Peleshit

Nga Gazeta ‘Si’- Nesër në seancë plenare(30 tetor) do të votohen 2 raportet e opozitës dhe mazhorancës për çështjen e shkarkimit të kreut të Kuvendit Niko Peleshit.

Në raportin e opozitës, parashtrohen argumentet se në seancat plenare të 16 dhe 18 shtatorit, Peleshi mbajti qëndrime të njëanshme në favor të maxhorancës.

Janë 5 shkelje që evidenton PD të Peleshit, në dy seanca: atë ku u njoftua Ndryshimi i rregullores që çoi në shtimin e komisioneve të përhershme parlamentare dhe mos-realizimi i debatit parlamentar për programin qeverisës ‘Rama 4’.

“Kryetari i Kuvendit ka njoftuar se për projektvendimin për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit nuk do të ketë diskutime, çka është kontestuar nga deputetët e opozitës si shkelje e nenit 75, pika 2, e Kushtetutës, e lexuar së bashku me nenet 46, pika 1, 48, pika 1, dhe 117 të Rregullores së Kuvendit, pasi i mohohet e drejta e fjalës deputetëve që dëshirojnë të diskutojnë rreth ndryshimeve të propozuara.

Edhe ky qëndrim është injoruar nga kryetari i Kuvendit, i cili ka vijuar me votimin dhe miratimin e projektvendimit për disa ndryshime në Rregulloren e Kuvendit”, thotë raporti i Grupit Parlamentar i PD-së.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë