Gazeta Si – Kryeministri Edi Rama, i pranishëm në Riad të Arabisë Saudite, për Edicionin e 9 të “Future Investment Initiative”, ka kritikuar Europën, duke theksuar se kontinenti i vjetër duhet të ketë në fokus një plan paqeje dhe jo krejt të kundërtën.
Kreu i qeverisë u shpreh i shqetësuar për situatën gjeopolitike aktuale, kryesisht për luftën mes Ukrainës dhe Rusisë, kërcënimeve të kësja të fundit me planet bërthamore dhe situatën ku u kap Evropa e papërgatitur dhe pa plane të hershme.
“Europa nuk kishte plan paqeje, ndërkohë që e vuri veten në autopilotin e SHBA-ve deri tani. Kishte hequr dorë nga të gjitha dhe tani ngeci tek armatimet. Është shqetësuese të mbetesh të plani i armatimeve”, tha kryeministri.
Më tej ai shtoi se nuk i takonte të jepte leksione apo të tregonte se çfarë duhet të bëjë njëri apo tjetri vend, por shprehu trazimin e tij për situatën ku ndodhet bota, nën kërcënimin e armëve bërthamore dhe rrezikut të paqes.
“Jam kryeministër jetëgjatë i një vendi të vogël. Nuk më takon mua të bëj leksion dhe të them se çfarë duhet të bëjnë të tjerët, por si evropian i shqetësuar ndihem i trazuar se fjala armë bërthamore është kthyer në fjalor të zakonshëm, kurse më parë nuk përdorej nga askush. Se çfarë duhet të bëjë e të mos bëjë Europa nuk është punë e Shqipërisë, edhe pse kështu është mirë kështu, sepse kur Evropa ka sukses, kemi edhe ne”, – komentoi Rama.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



