Politike

Berisha: Gati të ulem me Ramën për ndryshimet e Kushtetutës

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, u pyet nëse do të ulet në tryezë me kryeministrin Edi Rama për të bërë ndryshime në Kushtetutë, pasi PS ka kërkuar ulje të numrit të bashkive dhe uljen e numrit të deputetëve nga 140 në 101.

Berisha tha se do të ulej në tryezë me Ramën nëse parlamenti do të bëhej me dy dhoma: senatin, dhoma e lartë dhe dhoma e Parlamentit.

“Ka dhe një mënyrë tjetër që është e kahershme, është 25, 30 vite më parë qe vendi të bëhet me dy dhoma. 

Të ketë dhomën e lartë senatin dhe dhomën e parlamentit. Unë jam dakord për këtë, sepse sado pak por nëse e ndërton senatin jo si një institucion bllokues, por si institucion frenues atëherë i bën të mirë vendit. Senati është i dobishëm… nëse është problem për të përcaktuar senatin e republikës në Kushtetutë po jam gati. Nuk kemi asnjë kompleks ne, sepse besojmë se është një institucion i dobishëm, jo duke rënduar buxhetin e taksapaguesve”, tha ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë