Politike

PD kërkon t’u drejtojë pyetjeve krerëve të drejtësisë, PS refuzon

Nga Gazeta ‘Si’- Mënyra se si do të bëhen pyetjet ndaj drejtuesit të SPAK, Altin Dumani dhe atij të Prokurorisë së Përgjithshme, Olsian Çelaj, ka shkaktuar debat të fortë në Kuvendin e Shqipërisë.

Socialistët kërkojnë që pyetjet të dorëzohen me shkrim dhe Dumani e Çelaj të përgjigjen pas raportimit. Kjo ka sjellë kundërshtimin e demokratëve, të cilët kërkojnë të drejtojnë pyetje dhe të marrin përgjigje.

Sipas opozitës kjo është një tentativë për t’i mbyllur gojën opozitës dhe për të prishur seancën parlamentare.

“Kjo është një tallje me rregulloren dhe Kushtetutën dhe të drejtën e fjalës, por dhe tallje me drejtuesit e institucioneve të drejtësisë, se nuk janë as zëdhënës as sekretarë të deputetëve. Pse doni t’i hiqni të drejtën e pyetjeve deputetëve?”, tha Belind Këlliçi.

Për socialistët, fakti që deputetët e opozitës duan të bëjnë pyetje në seancë, është gjyq që ata duan t’i bëjnë institucioneve të pavarura.

“Kjo është një praktikë parlamentare”, tha kreu i Kuvendit Niko Peleshi, duke sjellë reagimin e palës tjetër. “Në 20 vite Prokurori i Përgjithshëm ka raportuar në këtë mënyrë”, tha kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla.

“A e mban mend Sali, kur raportonte Ina Rama (ish-prokurore e përgjithshme) dhe ti ikje nga salla? E mban mend ti Jozi (Jozefina Topalli)?”.

Berisha iu përgjigj Ballës duke i lexuar disa pjesë që sipas tij dalin nga përgjimet e përftuara nga organet e drejtësisë nga aplikaiconet SKY ECC, ku sipas tij përmendet vetë emri i deputetit dhe ish-ministrit të Brendshëm.

“Targeti informoi PIN-in xxx se kishin rëndë dakord të mos i kërkonin Taos tendera të tjerë përveç atyre që kishin rënë dakord. Ky mesazh iu përcoll Taos dhe i dhanë afat deri në dhjetor. Tao u përgjigj: E garanton që këta njerëz do të votojnë por nëse vendosim në listë, ata që do ata në burg. Përgjigja ishte: Po e garantojmë këtë. Më pas Tao tha: Ata do të shkojnë në burg këtë vit.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë