Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD, Sali Berisha sqaroi në Kuvend se përse u dakordësuan me mazhorancën për ngritjen e dy komisioneve të posaçme, zgjedhores dhe territoriales.
Berisha tha se raporti i OSBE-ODIHR damkosi 11 majin si farsë. Por, Berisha thotë se OSBE-ODIHR tha një sërë rekomandimesh të cilat PD do të punojë për t’i plotësuar, ndonëse sipas tij me Ramën nuk ka zgjedhje të lira.
“Ne sot votuam ngritjen e këtyre komisioneve për dy arsye, së pari janë një seri e pafundme e OSBE që ne i kemi pranuar dhe besojmë se janë të rëndësishme.
OSBE ka bërë një punë të jashtëzakonshme dhe në raportin e fundit damkosi si një farsë të shëmtuar zgjedhore zgjedhjet e 11 majit, në këtë kontekst ne ndihemi të detyruar ndaj tyre që rekomandimet e drejta ti kthejmë në ligj ndonëse deklarojmë që në mënyrë absolute me Edi Ramën shqiptarët s’do votojnë kurrë si qytetarë të lirë. Reforma territoriale ishte një antireformë në të cilën u vendosën standardet e pabarazisë maksimale.
Me Ramën nuk ka zgjedhje dhe është vetëm vendimi i qytetarëve ai që do u kthejë shqiptarëve votën, është përpjekje e opozitës ajo çfarë do i kthejë shqiptarëve votën”, tha Berisha.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



