Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i grupit parlamentar të PS-ë, Taulant Balla është përplasur në parlament me deputetin Agron Shehaj lidhur me ngritjen e Komisionit të Posaçëm Zgjedhor.
Shehaj, kryetar i partisë Mundësia, kritikoi Komisionin për Reformën Zgjedhore, duke thënë se ai do të “vrasë partitë e reja” dhe demokracinë.
Shehaj akuzoi PS dhe PD se ngritën komisionin pa përfshirë partitë e reja. Ai shtoi se sipas tij kjo tregon një dakordësi mes dy partive për të “vjedhur së bashku”.
“Reforma Zgjedhore ka qëllim të vrasë partitë e reja, të vrasë alternativat në këtë vend, të vrasë demokracinë. Nuk e kuptoj se si mazhoranca dhe opozita bëhen bashkë dhe fshehurazi ngrenë një komision pa përfshirë partitë e reja.
Keni vetëm një qëllim, që pasi keni vjedhur bashkë për 35 vite të vazhdoni të vidhni së bashku, kjo po ndodh dhe këtë do bëni, ky do jetë rezultati i këtij komisioni të turpshëm, bini dakord bashkë për të vjedhur bashkë, me këtë komision këtë do bëni”, tha Agron Shehaj.
Nga ana tjetër, Balla u përgjigj se ata nuk bëjnë pazare dhe se komisionet janë ngritur duke marrë parasysh traditën parlamentare.

“Kemi bërë një zgjidhje për të përfshirë dhe ty duke futur dhe partie me 2 mandate. Ti që bën interesantin, ditën takohesh me këta për kandidatë, vjen këtu dhe i shan. Kjo është pjesë e integritetit moral të vdo njeriu.
Ne nuk bëjmë pazare, ajo që ka rëndësi për PS është që të ngihet komisionit zgjedhor, dhe të hidhen hapat, dhe duke thënë sot që brenda 31 dhjetorit duhet të kemi gati draftin për ligjin për financimin e partive, duhet të ngremë një standard të ri të transparencës, për ti dhënë fund historive me miliona dollarë që paguhen për lobime”, tha Balla.
Agron Shehaj, Erald Kapri, Redi Muçi ishin tre deputetët që votuan kundër ngritjes së komisionit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



