Gazeta Si – Kryeministri britanik Sir Keir Starmer, përveç se është zotuar të mbyllë “autostradën kriminale” përmes Ballkanit Perëndimor që po e përmbyt ishullin me emigrantë dhe i ka dalë në mbrojtje edhe shefit të qeverisë shqiptare Edi Rama, pas polemikave me kreun e opozitës, Nigel Farage.
Duke iu drejtuar në mënyrë të tërthortë Nigel Farage, ai tha se disa kishin “hedhur fyerje” ndaj vendeve si Shqipëria, në vend që të bashkëpunonin.
Kjo është një referencë për grindjen e udhëheqësit të Reform UK me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, raporton gazeta britanike “The Sun”.
Starmer ka pritur pasditen e kësaj të mërkure udhëheqës nga rajoni për të diskutuar mbi mënyrën se si duhet të shkatërrojë bandat e trafikimit të qenieve njerëzore që qëndrojnë pas rritjes së kalimeve në Kanal.
Ai i tha gazetës “The Sun” se trafikantët kishin ndërtuar një perandori kriminale që shtrihej në të gjithë Evropën, të cilën Mbretëria e Bashkuar duhet ta mbyllë.
Ministrat shpresonin të zbulonin një marrëveshje për qendrat e kthimit në samit. Por një burim qeveritar tha se ministrat së pari duhej të ulnin krimin dhe të vendosnin sigurinë kufitare në rajon.
Kryeministri tha: “Ekziston një autostradë kriminale që kalon nëpër Ballkanin Perëndimor, duke i çuar emigrantët e paligjshëm direkt në Mbretërinë e Bashkuar. Detyra jonë është ta mbyllim dhe të shkatërrojmë bandat që e drejtojnë”.
Britania tani po vendos dronë në pikat e kontrollit në të gjithë Ballkanin për të ndaluar kontrabandistët në vend që të hynin.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



