Nga Gazeta Si- Lista e barnave të rimbursueshme është zgjeruar por jo numri i pacientëve që i përfitojnë. Sipas të dhënave të raportit të 8-mujorit “Për realizimin e treguesve të monitorimit financiar” të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë, për periudhën 8 mujore 2025, janë pranuar 3320 më pak pacientë në listat e barnave të rimbursueshme. Ndërkohë, listës së barnave të rimbursueshëm i janë shtuar 50 barna dhe medikamente të reja.
Ndërkohë, depistimi për kancerin e gjirit është rritur rreth 61 për qind në 8 mujorin e 2025 krahasuar me të njëjtën periudhë në vitin e kaluar.
Numri i grave që kanë kryer depistime për janar-gusht 2025 ka arritur në 3,401. Ndërsa numri i depistimeve për kancerin e qafës së mitrës ka shkuar nga 4,706 në 3,225 gra.
Në raport thuhet se në total numri i pacientëve të shtruar arriti 209,7 mijë të shtruar. Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar numri i shtrimeve ra 3%.
Ndërkohë, në 8 mujorin e 2025 janë kryer rreth 4 milion e 800 vizita ose 9,001 vizita më shumë nga e njëjta periudhë e vitit të kaluar.
Çifte që përfitojnë nga paketa e fertilitetit
87 pacientë kanë përfituar nga paketa e fertilitetit për këtë vit, ku nga 60 transfertat e realizuara gjatë periudhës raportuese, 52 prej tyre kanë realizuar procedurën e mbledhjes së vezëve ndërkohë që 8 prej tyre kanë patur stimulim të pasuksesshëm.
Përqindja e suksesit deri më sot ka qenë 46%.
Gjithashtu, për periudhën janar-gusht 2025 numri i pacientëve të trajtuar në spitalet psikiatrike arriti në 1,129 pacientë, një rritje me 36 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



