Politike

Holta Zaçaj: Gjykata Kushtetuese nuk është institucion dekorativ! S’jemi pronë e politikanëve

Nga Gazeta ‘Si’- Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj tha se Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e GjK që janë përfundimtare dhe duhen zbatuar.

Ajo gjithashtu shtoi se kërkimi i një opinioni nuk duhet të përdoret si një mjet për të vënë në diskutim vendimin e dhënë nga Gjykata Kushtetuese.

Zaçaj theksoi se ky është mësimi i 30 viteve i partneritetit të Kushtetueses me institucionet europiane.

Më tej shtoi se GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin.

“Në lidhje me Komisionin e Venecias, ai ka qenë partner i çmuar për GJK nëpërmjet këshillave mendimeve. Marrëdhënia mes nesh është i barabartë dhe bashkëpunues. Baza e të dhënave të Komisionit të Venecias është një bazë kushtetuese universale. Çdo vendim i ri kontribuon në shtetin e së drejtës.

Megjithatë Komisioni i Venecias nuk mund të përdoret për të kundërshtuar vendimet e Gjykatës Kushtetuese që janë fakultative dhe përfundimtare dhe duhen zbatuar.

Kjo është edhe për të respektuar ndarjen e pushteteve, GJK nuk është dekorative, nuk është pronë e politikanëve, por kontratë me qytetarin. Vetëpërmbajta është forcë dhe jo dobësi. E domosdoshme që demokracia të jetë kushtetuese, me respektim të ligjit dhe pushtet gjyqësor të pavarur”, tha ajo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë