Politike

Berisha denoncon: Vangjush Dako është arratisur nga vendi!

Nga Gazeta ‘Si’- Kreu i PD-së, Sali Berisha ka denoncuar se ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako është arratisur nga vendi në drejtim të paditur.

Mandej, ai i bëri thirrje që të tregojë vendin se ku ndodhet.

Duke iu referuar një rasti të mëparshëm, Berisha kujtoi momentin kur në makinën e Vangjush Dakos u vendos eksploziv.

Berisha tha se sipas një mesazhi të publikuar nga qytetari digjital, autor i vendosjes së tritolit dyshohet të jetë Aldo Avdyli, i arrestuar pak ditë më parë.

“Ju kujtohet ju para dy javësh kur u vendos tritoli në makinën e Gjushit?

Tritolin Gjushit, mesa duket ia vendosi Aldo Avdylaj, i cili i thotë Gjushit, tritoli është vetëm paralajmërimi se ti që më ke kërkuar të bëj këto krime, unë t’i kam plotësuar. Të të jap votat që do, unë t’i kam dhënë. Dhe ju tani të gjithë mbroni Elvis Doçin dhe nuk pyesni më për mua.

Pra, këto fjalë, sipas qytetarit digjital, Aldo Avdylaj ia ka thënë një Bujari, nëndrejtorit të Durrësit. Në fakt kjo është arsyeja pse u arrestua.

Në fakt kjo është arsyeja, sepse Altin Troplini, që mbron Elvis Doçin, arrestoi Aldo Avdylin me Bujarin. Por të gjitha këto, këto të Gjushit, janë nga qytetari digjital, por këto që thashë unë, qytetari i ka bindje. I ka shumë të sakta”, deklaroi Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë