Nga Gazeta ‘Si’- Komisionerja për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil, Pranvera Strakosha teksa raportoi në Komisionin e Ligjeve iu përgjigj edhe pyetjeve të deputetëve të opozitës lidhur me përfshirjen e punonjësve të administratës në fushatën e 11 majit.
Demokrati Gent Strazimiri e pyeti nëse kishte dijeni për një formular që kishte shkuar në administratë në prag të zgjedhjeve, ku punonjësit detyroheshin të shënonin emrat e familjarëve për zgjedhjet.
Strakosha, për këtë pikë të përmendur edhe në raportin e OSBE-ODIHR, tha se nuk ishte në dijeni të një formulari të tillë.
Edhe kryetari i komisionit Ulsi Manja iu përgjigj sakaq Strazimirit duke i theksuar se kjo ishte përfshirë vetëm në raportin paraprak të OSBE dhe jo në përfundimtarin.
Mandej edhe deputeti i PD Arjan Ndoja, referoi disa pyetje për Komisioneren, ku mes tyre ishte edhe ajo për urdhrin e kryeministrit Edi Rama gjatë muajve të verës për dorëheqjet e nëpunësve të institucioneve vendore.
Strakosha u përgjigj për rastin e urdhrit të kryeministrit duke shpjeguar se është në vullnetin e tyre nëse japin apo nuk japin dorëheqjen.
“Ne shqyrtojmë largimet në kundërshtim me ligjin, që ankohen për largim nga puna, që lidhen me largimet e me statusin”.
Pjesë nga debati:
Gent Strazimiri: Ju rezulton ndonjë rast, qoftë dhe një, që mbase drejtuesi i një institucioni abuzon me ristrukturimin. Nga një herë i quajnë ndryshe. A ju rezulton që megjithëse është martë vendimi të kthehet në punë, vendi i punës ekziston, por emri është riformatuar dhe padashje se di drejtuesi.
Strakosha: Nuk mund ta ndajë nëse ka qenë në ndonjë rast i tillë në 134 raste. S’di të të them tamam.
Strazimiri: Nëse keni pasur një rast të vetëm, do e kishit mbajtur mend. A keni pasur që në mënyrë të përsëritur në Administratë janë shpërndarë formularë, ku ishin të detyruar që të plotësonin familjarë të tyre nga patronazhistë.
Strakosha: Nuk kam dijeni për këto formularë që janë shpërndarë. As me email, apo as dorazi.
Strazimiri: A ka një rast nga këto 16 monitorët që paguani për të dalë dhe për të monitoruar situatën, dhe një prej këtyre punonjësve merr pjesë në takime elektorale. Punonjës i administratës publike që ka marrë pjesë në takimet e opozitës?!
Strakosha: Nëse kanë marrë pjesë, në çfarë takimi, në orar të punës, nuk kemi dijeni. S’kemi asnjë raportim. Se çfarë bëjnë pas pune, atë se dimë, se nuk i njohur për fytyrë.
Strazimri: Patronazhistët ishin pjesë e administratës. Ata ndikonin për votën. Kështu thotë raporti i OHDIR.
Manja: Raporti paraprak
Strazimir: Po po, se shpresoni që mos të jetë te ai përfundimtari. E keni lexuar ju këtë gjë?
Strakosha: Ne nuk vëzhgojmë zgjedhjet, por ne monitorojmë sjelljet e administratës publike gjatë orarit zyrtar.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



