Politike

Ali Ahmeti: Liria e Kosovës nuk është arenë për politika personale

Kryetari i BDI-së në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka qenë sot prezent në protestën e organizuar në Tiranë në mbështetje të luftës së drejtë të UÇK-së. Gjatë fjalës së tij, Ahmeti tha se akuzat ndaj ish-krerëve të UÇK-së janë të fabrikuara.

“Sot jemi koshient se akt-akuza është trillim, ata që hapën pushkën për të mbrojtur pragun e vet nga gjenocidi serb po gjykohen”, tha Ahmeti.

Ai shtoi se UÇK ka respektur të gjitha konventat ndërkombëtare, “kjo u dëshmua nga Gjykata Kombëtare e vendore dhe nga dëshmitë amerikane e britanike në Hagë”.

Ahmeti tha se liria e Kosovës nuk është arenë për politika personale e nuk është fushë për përçarje. “Shqiptarë të bashkohemi për të drejtat e shqiptarëve kudo që ndodhen, për çlirimtarët dhe për dinjitetin e UÇK-së”, u shpreh Ali Ahmeti.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë