Nga Gazeta ‘Si’- Në Konferencën e Kryetarëve u diskutuan dy çështje kryesore lidhur me veprimtarinë e Kuvendit.
Partia Demokratike nuk ka marrë dakordësinë e Partisë Socialiste për krijimin e dy komisioneve hetimore, për dosjen “McGonigal” dhe për zgjedhjet e 11 majit.
Burime nga mazhoranca bëjnë me dije se janë kërkuar argumente shtesë mbi këto çështje, ndërsa vendimi përfundimtar për ngritjen ose jo të dy komisioneve do të merret në seancën plenare të 30 tetorit.
Ndërkohë, lidhur me mocionin me debat për situatën në Spitalin Onkologjik, socialistët kanë propozuar që kjo çështje të trajtohet përmes një interpelance ndaj Ministres së Shëndetësisë, me një afat përgjigjeje 30 ditor.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



