Politike

Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, shqyrtohen tre kërkesat e opozitës

Nga Gazeta ‘Si’- Këtë të premte është mbledhur Konferenca e Kryetarëve për të shqyrtuar kërkesat e bëra nga ana e opozitës.

Partia Demokratike ka kërkuar të ngrihet një komision hetimor parlamentar për veprimtarinë e zyrtarëve publikë me Charles Mc Gonigal si dhe për zgjedhjet e 11 majit.

Po ashtu opozita ka kërkuar mocion me debat në Kuvend për raportin e KLSH, për spitalin onkologjik.

Gjithashtu raportohet se Komisionet e Posaçme Parlamentare, si “Zgjedhorja” dhe “Territorialja” pritet të miratohen seancën  e ardhshme plenare.

Mazhoranca deri më sot ia ka rrezuar të gjitha kërkesat e mëparshme, si në seancën e së enjtes mocionin me debat për gjenocidin serb në Kosovë, fondet IPARD dhe programin qeverisës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë