Politike

Ndryshime në qeveri. Largohen tre zëvendësministra, emërohen katër të rinj

Nga Gazeta ‘SI’ – Qeveria shqiptare ka miratuar këtë të mërkurë disa ndryshime në përbërjen e institucioneve qendrore, duke bërë rotacion në disa poste të rëndësishme të zëvendësministrave.

Sipas vendimit zyrtar, Vilma Premti është emëruar zëvendësministre për Evropën dhe Punët e Jashtme, duke zëvendësuar në këtë detyrë Silda Çepen, e cila është liruar nga posti.

Ndryshime janë bërë edhe në Ministrinë e Drejtësisë, ku Elona Hoxha është emëruar zëvendësministre, duke marrë vendin e Klajd Karametës, i cili është liruar nga kjo detyrë.

Në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë, Besjan Kadiu do të ushtrojë detyrën e zëvendësministrit, ndërsa në Ministrinë e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural është emëruar Fatmir Guri, gjithashtu si zëvendësministër.

Nga ana tjetër, Këshilli i Ministrave ka vendosur të lirojë nga detyra Ana Kapajn, e cila mbante postin e zëvendësministres së Arsimit dhe Sportit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë