Nga Gazeta ‘Si’- E pranishme në Forumin e parë të Investimeve BE – Ballkani Perëndimor, presidentja e KE, Ursula von der Leyen apeloi sipërmarrësit të investojnë në Ballkanin Perëndimor.
“Nëse zgjidhni Ballkanin Perëndimor, zgjidhni Evropën”, tha ajo, ndërsa shton se në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi do të ndërtohen fabrika të Inteligjencës Artificiale për ta shtrirë më pas këtë veprimtari në të gjithë Ballkanin Perëndimor.
“Të gjitha vendet që janë bërë pjesë e BE kanë përjetuar një rritje të pabesueshme ekonomike. Mendoni për valën e anëtarësimeve. E njëjta do të ndodhë dhe për Ballkanin Perëndimor. Ekonomitë tuaja do të rriten me shpejtësi. Ne e miratuam planin për këtë arsye. BE çel sektorët e vet ekonomike për bizneset tuaja.
Mos e lini t’ju humbasë kjo mundësi ,koha për të investuar në Ballkanin Perëndimor është tani. Dhe më vjen mirë të shoh kaq shumë prej jush, të gatshëm të përfituar mundësinë e biznesit që krijohen na integrimi i afërt. Ne do të hapim fabrikat tona në AI në Ballkanit Perëndimor. Do të nisim me ngritjen e dy fabrikave në Maqedoninë e Veriut dhe në Serbi e do ta zgjerojmë në të gjitha rajonin.
Dua që e ardhja e AI të bëhet në Europë ashtu dua që dhe Ballkani Perëndimor të jetë në zemër të saj”, tha Ursula von der Leyen.
Von der Leyen: Vitin që vjen do hiqen të gjitha tarifat e roaming-ut mes Shqipërisë dhe BE
Von der Leyen kujtoi se një hap i rëndësishëm i Shqipërisë drejt financave europianë ishte dhe anëtarësimi në SEPA.
“Më kujtohet shumë mirë, kur më the që në fillim që donit që Shqipëria të bëhej pjesë e SEPA. Për më pak se dy vjet e bëtë realitet. Që javën e shkuar kompanitë në Shqipëri mund të dërgojnë para në be dhe të marrin para me kosto tejet të ulëta. Dhe ambasadori më tha qe e ka provuar sistemin më 6 tetor, donte të çonte para nga Brukseli në Tiranë, ndërkohë që parave u duhej 3-4 ditë të mbërrinin në Tiranë me kosto 80 euro. Me 8 tetor kur u bëtë pjesë e SEPA, dërgesa u bë brenda pak minutash dhe pa asnjë kosto. E njëjta gjë po ndodh edhe në Mal të Zi, edhe në Maqedoninë e Veriut. Tarifat ishin 6 herë më të lartë, anëtarësimi në SEPA do u kursejë afro 500 mln euro në vit kompanive të huaja, këto janë para reale në bilancet tuaja”, u shpreh presidentja e KE-së,
Ajo po ashtu njoftoi se në 2026-n Shqipëria nuk do të paguajë më tarifa roaming në vendet e BE-së.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




