Shendet

Pse kam kaq ftohtë?

Gazeta Si – Është normale që një person të jetë më i ndjeshëm ndaj të ftohtit se sa disa të tjerë. Por nëse i ftohti zgjat për një kohë të gjatë, apo kjo gjendje ndodh kur është ngrohtë, arsyeja mund të fshihet në një çrregullim shëndetësor që kërkon vëmendje.

Anemia

Anemia është gjendja kur trupi nuk prodhon dot mjaftueshëm qeliza të kuqe gjaku për të qarkulluar oksigjenin. Ka disa lloje anemie dhe tendenca për të pasur ftohtë është simptomë e zakonzhme për të gjitha.

Hipotiroidizmi

Tiroidja është një gjëndër në formë e fluturës në fund të qafës. Ndihmon në menaxhimin e metabolizmit – reaksioni kimik që ndodh në trup për tu furnizuar me energji. Nëse kjo gjëndër nuk prodhon mjaftueshëm hormone tiroidike, ose nëse trupi nuk e proceson tërësisht hormonin, mund të zhvillohet hipotiroidzimi. Kjo shoqërohet me simptoma të tjera si hollim flokësh, lëkurë e thatë, debulesa, shtim në peshë.

Problemet me rrugët e gjakut

Nëse ndjeni të ftohtin në këmbë dhe duar, mund të keni një çrregullim të enëve të gjakut ku gjaku që shkon tek duart e këmbët është i reduktuar. Kjo mund të shkaktojë edhe hematoma, sindromën Raynaud.

Diabeti

Diabeti nefropatik, që prek veshkat, ka simptomë kryesore ndjeshmërinë ndaj të ftohtit. Simptoma të tjera janë edhe marrja e mendjes, fryrje në fytyrë, këmbë dhe duar, humbje oreksi.

Anoreksia

Anoreksia është një lloj çrregullimi i të ngrënit ku njerëzit dobësohen shumë me shqetësimin se mos shtojnë peshë. I ftohi është një nga shenjat e anoreksisë.

Masë yndyrore e ulët e trupit

Kur një trup ka masë dhjamore të ulët e ndjen më shumë të ftohtin. Dhjami apo yndyra izolojnë trupin dhe muskujt gjenerojnë nxehtësi për ta mbajtur ngrohtë. Masa dhjamore e ulët shkakton dhe probleme të tjera shëndetësore si perioda të çrregullta, probleme me fertilitetin, kocka të brishta, depresion.

Mungesa e vitaminës B12

Vitamina B12 ndihmon trupin të prodhojë qelizat e kuqe të gjakut, nervat dhe AND-në. I ftohti mund të jetë tregues i mungesës së B12-s.

Shumica e njerëzve kanë nevojë për 2.4 mikrogramë vitaminë B12 në ditë. Sasia rritet nëse je shtatzënë apo me gjidhënie. Kjo vitaminë merret vetëm nga burimet shtazore si mishi,veza, bulmeti.

Gjinia

Gratë janë më të ndjeshme ndaj të ftohtit se sa burrat, sepse metabolizmi i tyre është më i ngadaltë, duke prodhuar më pak nxehtësi për trupin.

Estrogjeni po ashtu të bën më të ndjeshëm ndaj të ftohtit pasi ul temperaturën e trupit. Burrat kanë dhe masë muskulore më të madhe se gratë dhe prandaj nuk e ndjejnë shumë të ftohtin.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë