Politike

Samiti i NATO-s për Mbrojtjen Kibernetike, Rama: Sistemet e Shqipërisë sulmohen çdo 3 minuta!

Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama tregon se Shqipëria përballet me sulme kibernetike çdo tre minuta, ndërsa përgjatë vitit të fundit, kanë qenë 48 sulme që ka lënë gjurmë në sistem, por që nuk kanë arritur të shkaktojnë dëme serioze.

Në Konferencën për Mbrojtjen Kibernetike të NATO-s, Rama tha se Shqipëria është në mesin e vendeve më të mira për sa i përket mbrojtjes nga sulmet kibernetike dhe kjo sepse ka qenë ndër vendet e para sipas tij që ka ndërthurur inteligjencën artificiale me mbrojtjen e sistemeve.

“Ka një gjë që kam mësuar nga ekspertët e luftës kibernetike, kemi pasur mundësi të punojmë me më të mirët për të forcuar mbrojtjen tonë, që është e rëndësishme ta njohësh armikun dhe të njohësh instrumentet që përdor ai. Në mënyrë që të mos duhet të përballesh vetë në momentin që mëson se armiku synon diku tjetër. Mbledhja e të gjithë informacioneve për këto instrumente që përdor armiku dhe rrjetet novatore që ai përdor kur hyn në këtë hapësirë është domosdoshmëri dhe se bën dot kur je veç të tjerëve. Ndërkohë kur jemi së bashku, mëson përmasat e tua dhe ai instrument i ri që ka dalë të mos të të dëmtojë”, tha ai.

Ai u ndal edhe tek sulmet kibernetike të Iranit ndaj vendit tonë. Rama tha se me investimet digjitale kapërcyen një “histori ryshfetesh” dhe se ndryshuan mallkimin e marrëdhënieve midis qeverisë e qytetarëve.

“Qeveritë marrin meritën ose fajin për atë çfarë bëjnë si duhet ose për gjërat që bëjnë gabim, por qeveritë kurrë nuk marrin meritën për ato që parandalojnë të ndodhin. Ajo nuk është vetëm pjesë e misionit, por pjesë e rëndësishme të këtij misioni.

Nëse qeveritë do të gjykoheshin përmes të dhënave reale mbi atë se çfarë parandalojnë të ndodhë, besoj se njerëzit do të kishin mendim më të mirë për to”, nisi fjalën e tij Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë