Politike

Samiti i Brdo-Brijunit, Begaj: Integrimi në BE sjell siguri! Kroacia kritike

Nga Gazeta ‘Si’- Gjatë konferencës së përbashkët me presidenten sllovene Nataša Pirc Mussar dhe presidentin e Kroacisë, Zoran Milanović, presidenti shqiptar Bajram Begaj zbuloi temat e diskutimit të samitit Brdo-Brijuni-t.

Begaj tha se në këtë samit u diskutua për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike të rajonit.

“Në këtë samit diskutuam për sfidat gjeopolitike dhe ekonomike që përballet rajoni. Shqipëria mbështet dialogun rajonal, si element për rujatjen e paqes dhe integrimin rajonal. Në samitin e sotëm, diskutuam se Ballkani Perëndimor ka bërë hapa të rëndësishëm në dialogun rajonal. Megjithatë rajoni ynë përballet me sfidat e sigurisë, që kërkon një koordinim më të ngushtë mes nesh. Plani i Rritjes së BE, përmban një element të rëndësishëm për rajonin, pasi siguron akses në instrumenat financiarë të BE”, tha Begaj.

Begaj tha se Shqipëria ka përparim të ndjeshëm në udhëtimin e saj për në BE.

“Shqipëria ka përparim të  ndjeshëm në udhëtimin e saj për në BE. Brenda një kohe të shkurtët, kemi hapur 5 nga 6 grupkapitujt. BE nuk është vetëm një objektiv politik por edhe një mision kombëtar. Integrimi në BE gëzon mbështetjen e shoqërisë shqiptarëve, pasi pasqyron demokracinë, të drejtat e njeriu dhe sundimin  e ligjit. Këto vlera  janë themeli i së ardhmes që Shqipëria po ndërton. Shqipëria synon që të mbyllë negociatat në vitin 2027 dhe në 2030 të jetë anëtare e Bashkimit Europian”, tha Begaj.

Ndërsa Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, u ndal te procesi i integrimit në Bashkimin Evropian të vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Sllovenia do të jetë promovuese duke gjetur zgjidhje për të përshpejtuar procesin. Na duhen 27 vende që duhet ta mbështesin. Mbani mend që BE u ngrit si proces paqeje dhe për mua kjo është gjëja më e rëndësishme”, deklaroi ajo.

Ndërsa Presidenti kroat, Zoran Milanoviç u tregua pak më kritik.

“Bashkësia europiane është bërë administratë e madhe dhe e ndërlikuar, shumë pak diskutohet lidhur me vetë organizimin e bashkësisë europiane. Nuk jam besimtar i bashkësisë europiane, por e pranoj si organ të rëndësishëm për shtetet që të jenë të hapura. Edhe kufijtë që kemi vënë nuk kanë kuptim fare!”, deklaroi gjatë konferencës së përbashkët Presidenti kroat, Zoran Milanoviç.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë