Shendet

Studimi i ri: Ankthi mund të jetë simptomë paralajmëruese e tumorit beninj në tru

Nga Gazeta Si- Vuajtja nga ankthi së bashku me marramendjen mund të jenë një tregues i një tumori beninj të trurit, sugjeron një studim i ri alarmues.

Një schëannoma vestibulare (VS) është një lloj tumori jo-kanceroz (beninj) i trurit, i njohur edhe si neuromë akustike.

Ky lloj tumori zakonisht rritet ngadalë gjatë shumë viteve dhe prek nervin përgjegjës për dëgjimin dhe ekuilibrin, gjë që mund të shkaktojë probleme të tilla si humbja e dëgjimit dhe marrje mendsh.

Edhe pse tumoret beninje të trurit, të cilat ndryshe nga ato kancerogjene nuk përhapen në pjesë të tjera të trupit, mund të jenë ende vdekjeprurëse pasi rriten brenda indeve të ndjeshme.

Tek pacientët me VS, marramendja është raportuar prej kohësh si parashikuesi kryesor i cilësisë së përgjithshme të jetës dhe dëmtimit funksional, por deri më tani ekspertët nuk e dinin pse.

Por tani ekspertët kanë zbuluar se një historik ankthi i bën pacientët më të ndjeshëm ndaj marramendjes dhe simptomave të tjera të lidhura me tumorin e trurit.

Në studimin aktual, të botuar në revistën JAMA, studiuesit nga Universiteti i Uashingtonit analizuan të dhënat nga 109 të rritur të cilët u diagnostikuan me një tumor të trurit të patrajtuar midis qershorit 2004 dhe janarit 2025.

Pjesëmarrësit, të cilët u diagnostikuan përmes përdorimit të skanimeve MRI plotësuan një pyetësor i cili vlerësoi aspektet fizike, funksionale dhe emocionale të marramendjes së tyre.

Studiuesit morën gjithashtu në konsideratë diagnozat formale të çrregullimit të ankthit të përgjithshëm dhe nëse pacientët përmendnin ankthin në të dhënat e tyre mjekësore.

Hulumtuesit zbuluan se ata që kishin një histori ankthi kishin një rezultat marramendjeje që ishte gati 14 pikë më i lartë se ata pa një histori të tillë, duke sugjeruar që ankthi përkeqëson simptomat që lidhen me tumorin e trurit.

Tyler Wilson, ekspert në neurotologji dhe autor kryesor i studimit, tha se shqetësimi psikologjik është gjetur të ketë një efekt në marramendje tek pacientët me sëmundje dhe gjendje që ndikojnë në sistemin vestibular (organe të vogla brenda veshit të brendshëm që dërgojnë sinjale në tru).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë