Nga Gazeta Si- Mes 805 rasteve të diagnostikuara me kancer gjiri në 2024 janë edhe 10 pacientë meshkuj.
Dorina Toçi, drejtoresha e ISHP thotë për mediat se kanceri i gjirit prek këdo, edhe pse rastet tek gratë janë më të shpeshta.
“Sigurisht kanceri i gjirit prek edhe meshkujt por më rrallë sesa gratë”, tha ajo, duke shtuar se rastet janë tek burrat mbi 50 vjeç.
Për vitin 2024 u diagnostikuan 805 raste të reja me kancer gjiri ndërsa në 2023 ishin 744 raste, duke pësuar një rritje me 2.1 për qind çdo vit.
Toçi thotë se ka një ulje të lehtë të kancerit të gjirit tek moshat nën 50 vjeç si dhe pavarësisht se rastet vijnë në rritje, numri i jetëve të humbura në dekadën e fundit ka pësuar rënie. Gjatë 2024 humbën jetën 224 gra.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



