Politike

Balla pas debateve me opozitën: Jemi të gatshëm të miratojmë çdo kërkesë, por formulojeni mirë!

Nga Gazeta ‘Si’– Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla garanton gatishmërinë e mazhorancës për të pranuar kërkesat e opozitës, por kërkon respektimin e rregullores së Kuvendit.

Kreu i Grupit Parlamentar i PS-së tha se Rregullorja e Kuvendit përcakton se mocioni për debat kërkohet për një çështje të veçantë. Por sipas tij, PD ka bërë një kërkesë me 6 grup çështje.

“Jemi gjendur para një kërkesë që kishte 6 grup çështjesh. Kërkohej të kishte një mocion me debat, për procesin qeverisë të 12 viteve të fundit, kërkohej që të kishte një mocion me debat për programin qeverisë të periudhës në vijim dhe 4 çështje të tjera”, tha Balla.

Për rrjedhojë ai tha se i kanë dhënë opozitës mundësinë ta riformulojnë kërkesën sipas Rregullores.

“Shpresoj që deri të enjten  opozita ta riformulojnë kërkesën për mocion dhe  ta sjellin në përputhje me Rregulloren”, u shpreh ai.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë