Nga Gazeta ‘Si’- “Ne nuk jemi në luftë, por as në paqe nuk jemi”, kjo është deklrata që kancelari gjerman Friedrich Merz bëri ditën e djeshme, duke nënvizuar se bota po përjeton ndryshime themelore.
Duke folur në një aktivitet të organizuar nga gazeta “Rheinische Post” Merz tha se rendi ndërkombëtar i bazuar në rregulla po zëvendësohet nga politika e forcës brutale, e cila shpesh shoqërohet me dhunë ushtarake.
“Ne jetojmë në një botë krejtësisht të ndryshme”, tha kancelari gjerman, raporton Reuters.
Gjithashtu Merz nuk e fshehu shqetësimin e tij në lidhje me fluturimet e fundit të dronëve mbi Danimarkë dhe shtetin gjerman Schlesëig-Holstein.
Ai tha se ndërsa nuk kishte asnjë tregues se dronët ishin të armatosur, ata ishin të pajisur me sisteme mbikëqyrjeje dhe kishin një hapje krahësh deri në tetë metra. “Nuk e dimë ende nga vijnë, por dyshimet po kthehen nga Rusia”, tha ai.
Ballafaqimi me këtë kërcënim është i ndërlikuar, pasi Gjermania është me popullsi të dendur, vazhdoi Merz, duke shpjeguar se rrëzimi i një droni tetë metrash paraqet rreziqe.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




