Politike

Rama: Studentët do mësojnë IA në universitetet shqiptare

Nga Gazeta ‘Si’- Në Kongresin për Nanoteknologjinë, kryeministri Edi Rama u shpreh se me Diellën po projektohet e ardhmja e Shqipërisë.

Rama tha se synimi dhe aspirata e qeverisë tani është fokusimi dhe investimi te teknologjia, për të mundësuar edhe studimin e saj në shkollat shqiptare.

Ai tha se një sërë universitetesh shqiptare po hartojnë programe ndërdisiplinore për sisteme digjitale, AI dhe për nanoshkencën së shpejti.

“Kjo është nevojë e së tashmes. Vizioni ynë është që brenda dekadës tetër, çdo i ri shqiptar që aspiron të studiojë teknologjinë e së ardhmes ta bëjë këtu, në shtëpi. Do të kërkojmë partneritete me universitetet evropiane dhe institutet kërkimore që kurrikula jonë të përputhet me standardet ndërkombëtare”, tha Rama.

Puna ka nisur dhe sipas Ramës, po shohin rezultatet e para që janë inkurajuese.

“Shqipëria, një komb që guxon të udhëheqë dhe jo të ndjekë, në ballë të shkencës dhe teknologjisë në këtë rajon. Me lejoni të them që duke krijuar një ministre te AI, ministrja e parë në botë, Shqipëria nuk po përqafon thjesht të ardhmen, por po përpiqet të bëjë pjesën e saj për ta projektuar.

Diella nuk është një lodër, përmes saj ne kemi shndërruar atë që ka qenë domain në një algoritëm transparent për të shndërruar pushtetin e shtetit në atë të shërbyesit.

Jemi të bindur se herët më shumë sesa vonë do të jemi në gjendje të ofrojmë një instrument të jashtëzakonshëm për të bërë tenderët publik e transparent, me integritet siç nuk është parë më parë”, tha Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë