Politike

Mblidhet Kuvendi, i hapet rrugë punës së komisioneve parlamentare

Nga Gazeta ‘Si’- Kuvendi do të mblidhet këtë të hënë për seancën e radhës plenare të legjislaturës së re.

Seanca do të nisë në orën 13:00, ndërsa në rend dite do të jetë miratimi i procesverbalit të seancës së kaluar, ku u votua përbërja e 11 Komisioneve Parlamentare.

Në sallë pritet të jenë edhe Gazment Bardhi dhe Fidel Kreka, të cilët u përjashtuan për 10 ditë nga seancat për shkak të kaosit të krijuar më 18 shtator.

Ndërkohë në orën 10:00 do mbahet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku do të diskutohet kalendari dhe rendi i punës në Kuvend.

Sakaq, duke nisur nga nesër, Komisionet Parlamentare do të nisin punën.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë