Politike

Rama takim me Peleshin dhe krerët e Komisioneve Parlamentare në ‘Vilën 30’

Nga Gazeta ‘Si’– Kryeministri Edi Rama do takohet sot me kryetarin e Kuvendit, Niko Peleshi dhe me krerët e Komisioneve Parlamentare.

Takimi mbahet për nisjen e punës së komisioneve javën e ardhshme, ku do të jepen edhe udhëzimet politike për kryetarët socialistë të 7 komisioneve.

Seancën e kaluar Kuvendi miratoi kryetarët, nënkryetarët dhe listën e anëtarëve të Komisioneve Parlamentare.

Nga 11 komisione, mazhoranca do drejtojë 7 prej tyre dhe 4 të tjerët i janë lënë opozitës. Aty ku kryetarët janë të PS, nënkryetarët do të jenë nga PD dhe anasjelltas.

Opozita i akuzoi socialistët se i hoqi qëllimisht drejtimin e Komisionit të Integimit, ndërsa seanca ka dërguar në Kushtetuese miratimin e njëanshëm të ndryshimit të Rregullores së Kuvendit dhe votimin e programit qeverisës dhe kabinetit qeveritar, duke kërkuar përsëritje të seancës për këtë të fundit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë