Politike

Zgjedhjet në Tiranë/ Rama dy orë takim me nënkryetarët e Bashkisë dhe Manastirliun

Nga Gazeta ‘Si’- Pa u bërë 24 orë nga shkarkimi i Erion Veliajt, kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama, zhvilloi dy orë takim me katër nënkryetarët e bashkisë më të madhe në vend dhe kryetaren e komanduar, Anuela Ristani.

Në takim mësohet se ka marrë pjesë edhe kandidatja për kryetare e Bashkisë Tiranë, Ogerta Manastirliu.

Gjatë mbledhjes mësohet se janë trajtuar çështjet e menaxhimit dhe drejtimit të kryeqytetit në periudhën në vijim, deri në zgjedhjet e parakohshme.

Vendimi i Këshillit Bashkiak për shkarkimin e Erion Veliajt, i është dorëzuar Prefektit të Tiranës, i cili e ka miratuar zyrtarisht procedurën.

Pasdite, në orën 18:00, Rama do të mbledhë në një takim edhe ministrat si dhe deputetët e qarkut të Tiranës, i cili do të mbahet në parkun “Eden” në kryeministri.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë